RR: Revista SENS
Uebsajti   Përmbajtja

 

Aubrey de Grey

Kontakti

Biografia

Publikime

Fjalime

Burimet e financimit

Në media

 

Nismat e SENS-it
Pse edhe çmimi edhe instituiti?

Si mund të ndihmoni

Çmimi

Revista

Instituti

 

Shkenca e SENS-it
Vështrim i shkurtër
    Variantet e zbatimit          

Qelizat

Tepër pak
Tepër shumë

Mutacionet

Kromozomale
Mitokondriale

Mbeturinat

Brenda qelizave
Jashtë qelizave

Lidhjet kryqëzore

Jashtë qelizave

 

Brengat e SENS-it

Mbipopullimi!

Vetëm të pasurit!

Tiranët e pavdekshëm!

Të luash zotin!

Prioritetet kryesore!

 Dhe më shumë...

 

Çështje të tjera të SENS-it

Çfarë jetëgjatësie dhe kur?

Pse duhet t’ju besoj?

Si mund të ndihmoj?

Pse "SENS"?

Të tjera...

 

Takimet e SENS-it

Tryezat e bisedimeve

1

2

3

4

Konferencat

1

2

 

Informata të tjera përkatëse

Shkrime

Sajte

Lidhje të përgjthshme

 

Zbatimi i parimeve të inxhinierisë në shërimin e plakjes (prapakthimin e plakjes), jo vetëm në ngadalësimin e plakjes:

 

SENS (Strategies for Engineered Negligible Senescence) Strategjitë për Plakje të Papërfillshme nëpërmjet Bio-Inxhinierisë

Mënyrë praktike për zhvillimin e barit të vërtetë kundër plakjes

A je skeptik për SENS-in? Disa përgjigje dhe një sfidë

Konferenca SENS2, 7-11 shtator, Cambridge UK


Çmimi "Miu Metuselah"


Mënyrat si JU mund të ndihmoni përpjekjet e SENS-it

Kontaktoni Aubrey de Grey-in

A mendoni se shërimi i plakjes është gjë e keqe?Mendoni edhe një herë!

Ç'është kjo marrëzi se do të jetoj 1000 vjet?Përgjigjet

SENS është plan i hollësishëm për shërimin e plakjes njerëzore. SENS është projekt ixhinierik, që plakjen e trajton si problem mjekësor dhe mjekësinë si degë të inxhinierisë. Plakja është një proces i ndryshimeve progresive në përbërjen e trupit, në nivelin molekular dhe qelizor, të cilat janë efekte anësore të proceseve thelbësore metabolike. Shumë nga këto ndryshime janë eventualisht të dëmshme për ne -- ato janë akumulim i dëmit, që bëhet patogjenik kur tejkalon një prag të caktuar sasior. Trajtimi tradicional gjerontologjik i zgjatjes jetësore konsiston në përpjekjen për të ngadalësuar këtë akumulim të dëmit. Kjo është një strategji e pakujdesshme, ngase, së pari, kërkon që ne t'i përmirësojmë proceset biologjike që nuk i kuptojmë sa duhet dhe, së dyti, sepse, edhe në parim, vetëm mund ta vonojë plakjen, por jo ta kthejë së prapthi. Një alternativë edhe më afatshkurtër është mënyra gjeriatrike, d.m.th. përpjekja për të mënjanuar patologjinë pas dëmit të akumuluar; kjo është një betejë e humbur sepse akumulimi i vazhdueshëm i dëmit e bën patologjinë gjithnjë më të paevitueshme. Në vend të kesaj, strategjia e inxhinierisë (SENS) është të mos ndërhyhet drejtpërdrejt në metabolizëm, por të ndreqet ose të mënjanohet dëmi i akumuluar dhe, si rrjedhojë, të shtyhet në kohë të papërcaktuar mosha kur dëmi arrin shkallë patogjenike. Kjo është praktike sepse i anashkalon të dyja problemet me alternativat e tjera: anashkalon injorancën tonë për metabolizmin (sepse nuk mundohet të ndërhyjë në proceset metabolike dhe në prodhimin e efekteve anësore të tyre), por gjithashtu parandalon kaosin e patologjisë (sepse i korrigjon pararendësit e patologjisë, në vend të trajtimit të vetë patologjive).

 

Diagrami më sipër përmbledh filozofinë e SENS-it. Shigjetat e çuditshme me maja të rrafshëta janë shenja që përdoren në literaturën për shprehjen e gjeneve dhe rregullimin e gjeneve, dhe do të thonë "frenon". Prandaj, gjeriatria është përpjekja për të ndalur dëmin të mos shkaktojë patologji; gjerontologjia tradicionale është përpjekja për të ndalur metabolizmin të mos shkaktojë dëm; ndërsa mënyra inxhinierike (SENS) është të eliminohet kohë pas kohe dëmi, duke mbajtur masën e tij nën nivelin që shkakton patologji. Ky sajt përmban përshkrime të hollësishme të komponenteve të strategjisë SENS, të cilat ka gjasa të zbatohen tek minjtë brenda një dekade (nëse sigurohen fondet), dhe pastaj mund të zbatohen te njerëzit pas një dekade ose dy. Këtu mund të gjeni material përkatës të bollshëm. Urdhëroni hidhjani një sy.

 

 



 Pyetjet lidhur me këtë sajt duhet t’i drejtohen Dr. de Grey-it